Një person ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, njoftoi Policia e Kosovës.
Siç njoftoi Policia, ngjarja ka ndodhur dje në rrugën ’28 Nëntori’ në Fushë Kosovë.
“Një mashkull kosovar, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrik”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Tutje, në njoftim thuhet se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion.