Kryeshefi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Ilir Berisha, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se gjatë përgatitjes së procesit të regjistrimit janë duke u përballur me disa sfida, që sipas tij, mund të ndikojnë në mos realizimin në kohë të këtij procesi.
Berisha tha se fillimisht kanë planifikuar që regjistrimi të bëhet përmes pajisjeve digjitale, përkatësisht tabletëve, por, sipas Berishës, operatori ekonomik që ishte obliguar t’i siguronte ato, ka kërkuar që të shtyhet data me furnizim.
Ai me këtë rast ka përmendur edhe disa sfida të tjera që sipas tij, mund të ndikojnë në mos realizimin me kohë të këtij procesi, e që është kompletimi i stafit të nevojshëm.
“Vazhdimisht nëpër këto afat të ngushta ne ballafaqohemi më sfida të ndryshme, një prej sfidave është tash edhe aplikimi i të interesuarve për regjistrues edhe mbikëqyrës, në shpresojmë që do të kemi numër të mjaftueshëm. Kemi edhe disa sfida të tjera, nuk është kompletuar procesi i krijimit të komisioneve komunale në tërë territorin e Kosovës, nga 38 komuna deri më tani jemi 35 komuna që janë themeluar këto komisione komunale, me tri komuna të tjera jemi në proces të krijimit. Gjithashtu edhe për shkaqe të tjera furnizimi me tabletëve përkundër asaj që data e sjelljes së tabletëve ka qenë të ndodh në shtator, operatorët ekonomik të cilët e ka fituar kërkojnë që data e furnizimit me këta tabletë mund të shtyhet. Këto mund të jenë disa prej sfidave që mund të ndikojnë në mos realizimin me kohë. Në jemi duke bërë gjithë aktivitetet sipas dinamikës edhe pse jemi me afate shumë të shkurtër dhe jemi në presion të kohës për realizimin e këtyre aktiviteteve”, tha ai.
Kryeshefi i ASK-së, tha se mbledhja e të dhënave pritet që të filloj nga një nëntori deri më 15 dhjetor, ku më pastaj do të behet edhe publikimi fillestar i të dhënave.
Sipas Berishës, pas këtij procesit pritet që të angazhohen akademik e studiues të ndryshëm të cilët do të punojnë në tema të ndryshme që bazën do ta kenë nga të dhënat e regjistrimit të popullsisë, e të cilat sipas tij, do të publikohen në 24 libra deri në vitin 2025, raporton EO.
“Sipas vendimit të Qeverisë mbledhja do të jetë prej një nëntori deri me 15 dhjetor, do të thotë 45 ditë në teren. Pastaj janë procesi i mbledhjes dhe ne konsiderojmë që të arrijmë me kohë që ti kryejm të gjitha këto deri me 15 dhjetor. Atëherë në fund të marsit bëhet publikimi i rezultateve fillestare. Pastaj pas kësaj do të kemi publikim e temave të ndryshme diku 24 libra do të dalin me tematik të ndryshme që ato pritet që të kryhen gjatë viti 2024, mund të kaloj edhe në vitin 2025 ku do të ketë një angazhim të madh prej botës akademike dhe prej studiuesve të ndryshëm që do të nxjerrin të dhëna të ndryshme nga baza e të dhënave të regjistrimit të popullsisë”, tha ai.
Në gush të këtij viti Qeveria e Kosovës ka vendosur që të shtyj fillimin e regjistrimit të popullsisë, i cili ishte paraparë që të fillonte me 1 shtator, tani ky proces pritet që të filloj me 1 nëntor. Kjo shtyrje është bërë për shkak të vonimit të procedurave për ta trajtuar marrëveshjen e bashkëpunimit me Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS).