Shkruan Nefail Maliqi:
Ndeshja e fundit mes ekipit zviceran YB së Bernit dhe “Cervena Zvezdes” në Beograd ku tifozët serbë në stadium u solidarizuan me terroristët serbë të cilët morën pjesë në sulmin e fundit në veri të Kosovës dhe fyerjet raciste ndaj shqiptarëve kanë shokuar opinionin evropian, shkruan nga selia e UEFA-s, gazeta zvicerane në shqip ‘Le Canton27.ch’.
Zyrtarët e UEFA-s kanë dënuar ashpër sjelljet e huliganëve serbe duke i konsideruar skandaloze banerët dhe brohoritjet e tyre antishqiptare në stadiumin e Beogradit gjatë ndeshjes mes ekipit zviceran YB dhe atij serbe “Cervena Zvezda”.
“Janë të papranueshme sjelljet e huliganëve serbë në ndeshjen e fundit mes ekipit zviceran dhe atij serbe. Sjelljet e tilla nuk i përkasin sportit dhe janë në kundërshtim me rregullat e UEFA-s dhe normat ndërkombëtare. Prandaj, ne do të dënojmë këtë akt të shëmtuar dhe do marrim masa ndëshkuese ndaj ekipit serbe”, ka thënë sot zëdhënësi i UEFA-s për gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch.
Ditëve te ardhshme , pritet reagimi zyrtar nga UEFA e cila do të shpjegojë masat ndëshkuese ndaj Serbisë.
Brohoritjet “Vritni Shqiptarët” në stadiumin e Beogradit dhe solidarizimi i huliganëve me terroristet serbe ka shkaktuar reagime te mëdha edhe në Kosovë dhe shqiptarët në Ballkan.
Lidhur me këtë zyrtarët e UEFA-s na njoftuan se kanë marrë nja reagim nga FFK ku kërkohet nga UEFA të sqarojë ngjarjet dhe te sanksionohet Serbia.