Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takimin me zyrtarët komunalë për Komunitete dhe Kthim ka thënë se një qeveri e mirë është ajo që është më afër popullit. Për këtë Kurti tha se këtë vit kanë rritur mbështetjen për komunitete jo shumicë duke ndarë mbi 3 milionë euro për qytetarët e këtij komuniteti.
Kurti tha se për të qenë sa me afër qytetarëve, prioritet ishin edhe vizitat në teren për fëmijët në situatë rruge përkatësisht ato me komunitet.
Ai tha se këto vizita do të jenë urë lidhëse edhe për partnerët ndërkombëtarë që të ndajnë ndihma për këto komunitete.
Ndërsa, ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, tha se për herë të parë në historinë e kësaj ministrie janë shpallur subvencione të përbashkëta edhe për komunitete.