“Një nënprodukt i vlefshëm nga ujërat e zeza” kështu thuhet sipas shkencëtarëve zvicëran pasi kanë arritur të rigjenerojnë energji elektrike nga bakteret vdekjeprurëse E-coli.
Sipas ekspertëve bioelektronikë nga Ecole Polytechnique Federale de Lausanne (EPFL) të cilët kanë projektuar bakteret për të prodhuar energjinë elektrike në një sipërfaqe të madhe të mjedisit kanë përdorur një proces të njohur si transferimi jashtëqelizor i elektroneve për të inxhinieruar bakteret për t’i bërë ato mikrobe elektrike shumë efikase, duke çuar në një rritje trefish të gjenerimit të rrymës elektrike në krahasim me strategjitë konvencionale, shkruan Good News Network.
“Në vend që të vendosim energji në sistem për të përpunuar mbetjet organike, ne po prodhojmë energji elektrike duke përpunuar mbetjet organike në të njëjtën kohë, duke goditur dy zogj me një gur,” tha Ardemis Boghossian, profesor në universitetin zviceran.
Megjithatë studimi i botuar në revistën Joule, ku studiuesit kanë krijuar një rrugë të plotë të energjisë elektrike brenda E-coli, andaj kjo konsiderohet një arritje që nuk ishte bërë kurrë më parë.
“Ne projektuam bakteret E. coli, mikrobin më të studiuar gjerësisht, për të prodhuar energji elektrike,” ka thënë Prof. Boghossian.
“Megjithëse ka mikrobe ekzotike që prodhojnë natyrshëm energji elektrike, ato mund ta bëjnë këtë vetëm në prani të kimikateve specifike. E. coli mund të rritet në një gamë të gjerë burimesh, gjë që na lejoi të prodhojmë energji elektrike në një gamë të gjerë mjedisesh, duke përfshirë edhe ujërat e zeza”, shtoi ai.
E- coli i bioinxhinieruar po ashtu mund të prodhojë energji elektrike duke metabolizuar një sërë substratesh organike.
Ndër përbërësit të cilët gjendet në bakteret është edhe ” Sheëanella oneidensis MR-1”, bakter ky I cili është I famshëm për gjenerimin e energjisë elektrike, studiuesit të cilët kanë punuar në të ndërtuan po ashtu me sukses një shteg që përfshin membranat e brendshme dhe të jashtme të qelizës.
E-coli i inxhinieruar ishte testuar edhe më parë në ujërat e zeza të fabrikës së birrës ku ndryshe nga mikrobet e ngjashme elektrike, lulëzoi. Ata besojnë se kjo tregon potencialin e saj për trajtimin e mbetjeve në shkallë të gjerë dhe prodhimin e energjisë.
“Mikrobet ekzotike elektrike nuk ishin as në gjendje të mbijetonin, ndërsa bakteret tona elektrike të bioinxhinieruara ishin në gjendje të lulëzojnë në mënyrë eksponenciale duke u ushqyer nga këto mbetje”, tha tutje, Prof. Boghossian.
Ndërkaq, Mohammed Mouhib autori kryesor dhe asistenti i doktoraturës, ka theksuar se kanë vendosur një rekord të ri në krahasim me teknologjinë e mëparshme, e cila mbështetej vetëm në një rrugë të pjesshme.
“Puna jonë është mjaft në kohën e duhur, pasi mikrobet bioelektrike të inxhinieruara po i shtyjnë kufijtë në gjithnjë e më shumë aplikacione në botën reale. Ne kemi vendosur një rekord të ri në krahasim me teknologjinë e mëparshme, e cila mbështetej vetëm në një rrugë të pjesshme, dhe krahasuar me mikrobin që u përdor në një nga gazetat më të mëdha të botuara së fundmi në këtë fushë”, ka thënë ai. /Përgatiti: Sofia Avdyli