Kampioni i Kosovës, Ballkani ka arritur në Gjibraltar, ku edhe do ta zhvillojë ndeshjen e kthimit kundër Lincoln Red Imps.
Këtë gjë e ka konfirmuar vetë Ballkani, i cili shpërndau disa foto të skuadrës që ka arritur në aeroportin e Gjibraltarit, raporton KosovaPress.
Nesër me fillim nga ora 18:00 stadiumi “Victoria” do të jetë nikoqir i përballjes mes Lincoln Red Imps dhe Ballkanit, e vlefshme kjo për ndeshjen e kthimit të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Ndeshjen e parë, Ballkani e zhvilloi në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku e mposhti Lincoln Red Imps me rezultat solid 2:0.