Sot janë arrestuar pesë persona në Shqipëri, pasi që për të njëjtit dyshohet se kanë transportuar lëndë narkotike nga Kosova në Tiranë.
TV Klan bën me dije se të prangosurit transportonin lëndë narkotike nga Kosova në Tiranë dhe më pas e shpërndanin në plazhe.
Ata janë mbajtur nën vëzhgim prej disa muajsh dhe dyshohet se kanë shitur drogë më herët edhe në zonën e Ish-Bllokut. Dy prej të kapurve janë shtetas nga Kosova.
Mësohet se policia u ka sekuestruar 10 mijë doza ekstazi. Të arrestuarit janë: Mithat Ramadani, Besnik Mujeci, Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia.