Policia e Kosovës njoftoi se mbrëmë në Pejë, është arrestuar një burrë, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.
Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se viktima ka pranuar trajtim mjekësor, në spitalin rajonal të Pejës.
“Pejë 30.07.2023-17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhune fizike ndaj nënës se tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal të Pejës”, thuhet në raport.
Tutje, Policia njoftoi se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.