Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger

Në një takim të përzemërt dhe lamtumirës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e falënderoi ambasadorin Weidinger për bashkëpunimin dhe angazhimin në avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Austrisë.

Duke vlerësuar raportet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve, kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Weidinger për kontributin në vizitat e shumta zyrtare e shtetërore, rritjen e bashkëpunimit ekonomik, mbështetjen për arsimin, të rinjtë dhe gratë dhe për mbështetjen e vazhdueshme për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Ambasadori Weidinger veçoi raportet e shkëlqyera që gëzojnë dy shtetet tona, ngrohtësinë dhe mikpritjen e njerëzve në Kosovë dhe lidhjet e shumta njerëzore mes Austrisë dhe Kosovës, të cilat tha se janë të gjata dhe të vazhdueshme.

Të dy kujtuan bisedat e shumta për tema të ndryshme e përtej politikës – për artin e kulturën, muzikën e filmin.

Në takim u bisedua edhe për zhvillimet aktuale në vend. Kryeministri i uroi suksese në angazhimet e radhës.

 

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA