Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mirëpritur kompletimin e arkitekturës institucionale të Republikës së Kosovës, pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës Presidente të Republikës.
Në një reagim, Oda Amerikane ka thënë se me institucionet e Kosovës tashmë të konstituuara, fokusi duhet të drejtohet drejt prioriteteve ekonomike dhe strategjike të vendit.
Oda ka bërë thirrje për një dinamikë të re në reformat e qeverisjes ekonomike, përmirësimin e mjedisit për të bërë biznes dhe investime, fuqizimin e sundimit të ligjit, si dhe marrjen e masave që rrisin konkurrueshmërinë dhe mundësojnë rritje të qëndrueshme ekonomike.
Sipas Odës Amerikane, funksionaliteti i plotë institucional duhet t’i japë shtysë edhe përshpejtimit të integrimit euroatlantik të Kosovës dhe thellimit të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët e tjerë strategjikë.
Oda Ekonomike Amerikane ka bërë të ditur se mbetet e gatshme të bashkëpunojë me institucionet e vendit në avancimin e reformave, fuqizimin e sektorit privat dhe kontributin për prosperitetin ekonomik dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës.





