Fabrizio Ravanelli: Zhegrova duhet të ketë më shumë liri, është një lojtar special

Fabrizio Ravanelli ka folur me superlativa për Edon Zhegrovën, duke vlerësuar talentin dhe stilin e veçantë të futbollistit kosovar.

Ish-sulmuesi i Juventusit, në një podcast të “Tuttosport”, tregoi se ka diskutuar disa herë me trajnerin Luciano Spalletti për mënyrën se si duhet përdorur Zhegrova.

“Gjithmonë kam qenë i dashuruar me Zhegrovën. E kam gjetur veten duke diskutuar përdorimin e tij me Spallettin shumë herë”, u shpreh Ravanelli.

Sipas tij, Zhegrova është një futbollist që duhet të ketë më shumë liri në fushë, pasi cilësitë e tij individuale e bëjnë të aftë të ndryshojë një ndeshje.

“Ky është një lojtar që në momente të caktuara duhet të lihet më i qetë. Ai ka cilësi të jashtëzakonshme dhe duhet të falet kur herë pas here bën gabime apo nuk angazhohet në mbrojtje”, theksoi italiani.

Ravanelli argumentoi se humbjet e topit janë pjesë e mënyrës së lojës së Zhegrovës, pasi kosovari kërkon vazhdimisht të marrë iniciativa dhe të jetë vendimtar.

“Nëse Zhegrova humbet disa topa, kjo ndodh sepse ai vazhdimisht rrezikon. Ai dëshiron të jetë vendimtar”, përfundoi legjenda e Juventusit.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA