Shefja në detyrë e BE-së, Eva Palatova, ka zhvilluar takim lamtumirës me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Në takim, Palatova, ka përsëritur thirrjen e BE’së, për formimin e institucioneve të Kosovës, dhe tejkalimin e ngërçit politik.
‘’Duke i dhënë lamtumirën Kryeministrit në detyrë Albin Kurti, Shefja në detyrë e BE-së në Kosovë Eva Palatova përsëriti thirrjen e BE-së për formimin e institucioneve të
Kosovës, tejkalimin e ngërçit politik, avancimin e reformave dhe shfrytëzimin e plotë të Planit të Rritjes të BE-së për zhvillimin e Kosovës si një vend shumetnik që aspiron anëtarësimin në BE.
BE-ja është partneri më i fuqishëm i Kosovës!’’, thuhet në njoftim.





