Manchester City është shumë pranë finalizimit të transferimit të mesfushorit të Lille, Ayyoub Bouaddi, me marrëveshjen që pritet të mbyllet gjatë ditëve të ardhshme, raporton Manchester Evening News.
Negociatat mes dy klubeve kanë zgjatur më shumë nga sa ishte parashikuar fillimisht, pasi City dhe Lille ende nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të gjitha detajet e transferimit. Megjithatë, në Manchester mbizotëron optimizmi se marrëveshja do të finalizohet së shpejti.
Drejtuesit e klubit anglez kanë ruajtur qetësinë gjatë gjithë procesit, edhe për faktin se Manchester City aktualisht është skuadra që po shtyn më seriozisht për transferimin e talentit francez. Vonesa ka shkaktuar njëfarë shqetësimi te tifozët, por brenda klubit ekziston besimi se situata është nën kontroll.
Për momentin, Ayyoub Bouaddi mbetet operacioni më konkret për Manchester Cityn. Nëse marrëveshja me Lille përfundon sipas parashikimeve, kampionët e Anglisë mund të hidhen menjëherë në kërkim të përforcimit të radhës, me Enzo Fernandezin dhe Adam Whartonin si dy nga emrat që mbeten në radar.





