Sonte dhe në mesnatë pritet të zhvillohen edhe dy ndeshjet të tjera cerekfinale të Kupës së Botës 2026,ku pritet të përcaktohen edhe dy gjysmëfinalistët e tjerë të këtij kompeticioni.
Në ora 23:00 Anglia e cila eliminoi Meksikën në 1/8 e finales do të takohet kundër Norvegjisë,e cila konsiderohet njëra nga ndeshjet kryesore të mbrëmjes ku tre luanët synojë kalimin në gjysmëfinale pas 8 vitesh kur për herë të fundit ishin në botëorin e vitit 2018.
Në anën tjetër Norvegjia arriti në cerekfinale për herë të parë ku eliminoi Brazilin në 1/8 e finales do të synoj për herë të parë gjysmëfinalen,dhe kjo do të ishte një sukses i madh për “vikingët”të cilët u rikthyen në skenën botërore të futbollit pas 28 vitesh.
Çerekfinalja tjetër interesante pritet të zhvillohet ndërmjet Zvicrës dhe kampionit aktual të botës Argjentinës e cila nis në ora 03:00 të mëngjesit.
Granit Xhaka dhe Ardon Jashari arritën ta kualifikojnë kombëtaren helvetike në mesin e 8 ekipeve më të mira në botë pas penalltive kundër Kolumbisë,teksa do të synojnë që të eliminonjë kampionët aktual të botës nga Kupa e Botës.
Ndërkohë Argjentina e cila eliminoj Egjiptin me rikthim do të synoj gjysmëfinalen e dytë me rradhë,dhe Lionel Messi me shokë të vazhdojnë objektivin e tyre për mbrojtjen e titullit.
Kujtojmë që tashmë është kompletuar edhe gjysmëfinalja e parë e këtij botërori,ku Franca e cila eliminoi Marokun pritet të takohet kundër Spanjës që të premten mbrëma kishte eliminuar Belgjikën.





