Zvicra renditet vendi i tretë më paqësor në botë për vitin 2026

Indeksi Global i Paqes e ngjit Zvicrën dy vende më lart, falë stabilitetit institucional, nivelit të ulët të kriminalitetit dhe sundimit të ligjit.

Zvicra është renditur si vendi i tretë më paqësor në botë për vitin 2026, sipas Indeksit Global të Paqes (Global Peace Index), një raport vjetor i përgatitur nga Instituti për Ekonomi dhe Paqe (Institute for Economics and Peace), transmeton albinfo.ch.

Raporti vlerëson 163 shtete në bazë të 23 treguesve, përfshirë nivelin e krimit të dhunshëm, sigurinë e brendshme, stabilitetin politik dhe përfshirjen në konflikte të armatosura.

Sipas renditjes së këtij viti, Islanda mban vendin e parë si shteti më paqësor në botë, e ndjekur nga Zelanda e Re, ndërsa Zvicra renditet në vendin e tretë, duke u ngjitur dy pozita krahasuar me vitin e kaluar.

Ekspertët vlerësojnë se pozita e lartë e Zvicrës nuk është rezultat i rastësisë, por i institucioneve të qëndrueshme, shkallës së ulët të kriminalitetit të dhunshëm, sundimit të fortë të ligjit dhe angazhimit minimal në konflikte ndërkombëtare.

Raporti thekson gjithashtu konceptin e “paqes pozitive”, që nënkupton krijimin e kushteve të qëndrueshme sociale dhe institucionale që garantojnë siguri dhe mirëqenie afatgjatë për qytetarët.

Këta faktorë kanë kontribuar që Gjeneva të shndërrohet në një nga qendrat më të rëndësishme diplomatike në botë, duke mirëpritur mbi 40 organizata ndërkombëtare dhe duke forcuar reputacionin e Zvicrës si një vend i besueshëm në arenën globale.

Renditja e këtij viti konfirmon edhe një herë pozitën e Zvicrës ndër vendet më të sigurta dhe më stabile në botë./Albinfo.ch

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA