Gjatë një vizite në Shtëpinë e të Moshuarve nga ATV-ja, gazetarja Lirie Dibrani ka intervistuar një banore të moshuar e cila ishte e verbër dhe shprehu pakënaqësitë e saj lidhur me procesin e votimit dhe kushtet e ofruara për personat e verbër.
Sipas saj, mungesa e materialeve të përshtatura për personat me dëmtime në shikim dhe moslejimi i përcjellësit të saj gjatë votimit i kanë vështirësuar ushtrimin e të drejtës së votës.
“Unë që jam e verbër nuk kam pasur libra për me lexu emrat dhe numrat e votimit. KQZ-ja është fajtore që nuk na i ka sjellë librat dhe që ka bërë që personat e verbër të mos kenë përcjellës ndihmës… Punëtorët e KQZ-së që kanë ardhur sot në Shtëpinë e Pleqve nuk më kanë lënë ta afroj përcjellësin, për shkak të KQZ që e kanë ndalu mos me pasë përcjellësat”, deklaroi ajo për ATV-në.
Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, klikoni në linkun e mëposhtëm:





