Kosova finalizon përgatitjet për ndeshjen miqësore ndaj Andorrës

Kombëtarja e Kosovës zhvilloi sot seancën e fundit stërvitore para ndeshjes miqësore ndaj Andorrës, që do të luhet nesër në Stadiumin “Fadil Vokrri”. Nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda, ekipi ka fokusuar punën tek aspektet taktike, qarkullimi i topit, pozicionimi në fazën sulmuese dhe mbrojtëse, si dhe skemat e planifikuara për ndeshjen.

Atmosfera brenda grupit është e mirë dhe futbollistët kanë treguar motivim të lartë, duke reflektuar gatishmëri për të dhënë maksimumin. Përzgjedhësi Foda pritet të shfrytëzojë këtë ndeshje për të vlerësuar gjendjen e lojtarëve dhe për të provuar alternativa taktike.

Tifozët dardanë pritet të jenë në numër të konsiderueshëm, duke mbështetur Dardanët në një tjetër paraqitje në shtëpi, ndërsa Kombëtarja synon të vazhdojë me performanca pozitive dhe një rezultat të mirë para publik.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA