Gjeologët kryesorë kanë propozuar vitin 1950 si fillimin zyrtar të të ashtuquajturës “Epoka e Njeriut” ose Antropocene.
Gjeologët e ndajnë historinë e Tokës në epoka të ndryshme.
Aktualisht jetojmë në Holocen, që filloi më pak se 12.000 vjet më parë, pas epokës së fundit të madhe të akullit.
Megjithatë, meqenëse kohët e fundit njerëzimi ka ndryshuar masivisht Tokën, përmes emetimeve të gazeve serrë, shkatërrimit të ekosistemeve dhe mjeteve të tjera, ekspertët besojnë se nevojitet një epokë e re.
“Një sekuencë sedimentare shkëmbi nga një liqen i vogël në Kanada duhet të shërbejë si referencë për fillimin e epokës”, njoftoi sot Grupi i Punës Antropocene AWG.
Konkretisht, studiuesit favorizojnë një shtresë sedimentare nga viti 1950.
Ekspertët vunë në dukje fillimin e epokës njerëzore duke dalluar gjeomarkera në mostrën e shkëmbinjve kanadezë, veçanërisht pasojat radioaktive nga testet e armëve bërthamore pas Luftës së Dytë Botërore.
Këto izotope të plutoniumit janë të zbulueshëm në mbarë botën.
Në mënyrë që të konsiderohet një standard gjeologjik universal, 3 organe të nivelit më të lartë duhet ende të votojnë për propozimin e AWG-së, shkruan ATSH.
Një vendim pritet deri në gusht të vitit të ardhshëm.