Vesa Morina-Bahtijari e ftuar në emisionin “Libero”, në ATV derisa foli për për pushimet, sidomos ato gjatë stinës së verës, të cilat janë të domosdoshme e të nevojshme për mirëqenien tonë psikologjike dhe fizike, ajo përmendi një eksperiencë të saj në Maldive.
Vesa tregoi se për dasmë të saj ajo kishte përzgjedhur të shkonte në Maldive, ku shtoi se për këtë udhëtim, kishte marr me vete ushqim nga shtëpia.
“Unë kam qenë goxha insistuese në raport me martesën, i kam kërkuar burrit që mos me bo as dasmë e as këto traditat në vend që janë blerja e arit etj., por i thash që po shkojmë diku në pushim dhe asokohe u bo trend me shku në Maldive, dhe kështu vendosëm. Gjetëm alternative sepse ka qenë shumë e vështirë për me realizuar dhe përveç kësaj ishte edhe pak njëfarë mungesë e informacioneve se qysh kalon e të tilla dhe po du me tregu që kom marr pashteta me vete, se s’kam ditë por jam edukua, sepse udhëtimi dhe dalja jashtë vendit është një lloj edukimi”, tha ajo.
Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:
LEXONI EDHE: