KF Vushtrria ka siguruar rikthimin në elitën e futbollit kosovar, pasi shënoi fitore të madhe në udhëtim ndaj KF Vëllaznimi me rezultat 3:1.
Skuadra nga Vushtrria vulosi rikthimin në Superligën e Kosovës pas gjashtë vitesh mungesë, duke kurorëzuar një sezon të jashtëzakonshëm në Ligën e Parë.
Takimi nisi më mirë për vendasit, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 12-të me golin e Dardan Jashari për rezultatin 1:0.
Megjithatë, Vushtrria reagoi fuqishëm dhe arriti ta përmbysë rezultatin, duke marrë tri pikë të mëdha që i siguruan rikthimin në Superligë.





