“Ka vështirësi në të ecur, mundim si në të vjellur”, Drejtori i Spitalit jep detaje për gjendjen e Hysni Mehanit

Drejtori i Spitalit Rajonal të Mitrovicës, Gëzim Berisha, ka folur lidhur me gjendjen e Hysni Mehanit.

Berisha tha se Mehani do të ndalet deri nesër në spital, sepse do i bëhen ekzaminime.

Shtoi se i njëjti ka vështirësi në të ecur.

“Përveç lëndimeve më serioze në fytyrë, ka vështirësi në të ecur, mundim si në të vjellur, neurologu do e përcjell deri nesër.”, tha Berisha për Mitropol.

Ish-deputetja e Vetëvendosjes, Arjeta Fejza, ka rrëfyer për incidentin. Ajo ka thënë se ishte duke pirë kafe me zëvendësministrin Hysni Mehanin, kur ky i fundit u sulmua.

Fejza ka deklaruar Kryetari i Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, iu afrua Mehajt pa asnjë lloj komunikimi paraprak dhe se e sulmoi fillimisht me telefon, pastaj me dorë dhe gotë.

“Sot rreth mesditës, bashkë me zëvendësministrin Mehani ishim duke pirë kafë ne një kafiteritë në qendër të Skënderajt….Pa asnjë lloj komunikimi paraprak me z.Lushtaku, ai u afrua dhe e sulmoi zëvendësministrin Mehani. Fillimisht me telefon, pastaj me dorë, pastaj edhe me gotë”, ka deklaruar Fejza.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA