Israel Katz kritikon Lamine Yamal pas shfaqjes së flamurit palestinez në festimin e Barcelonës

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka dënuar publikisht futbollistin Lamine Yamal pasi ai u pa duke mbajtur një flamur palestinez gjatë paradës së FC Barcelonës për festimin e titullit kampion.

Në një deklaratë të publikuar në spanjisht, Katz e akuzoi Yamal-in se po nxit përçarje në një kohë kur Izraeli është i përfshirë në konflikt.

“Lamine Yamal ka zgjedhur të dalë kundër Izraelit dhe të nxisë urrejtje në një kohë kur ushtarët tanë po luftojnë organizatën terroriste Hamas, e cila më 7 tetor 2023 kreu vrasje masive, dhunime dhe vrau fëmijë, gra dhe të moshuar hebrenj”, u shpreh Katz.

Ai shtoi se ata që mbështesin veprime të tilla duhet të reflektojnë mbi moralin e tyre dhe nëse këto qëndrime janë njerëzore.

Ministri i Mbrojtjes theksoi se nuk do të heshtë përballë, siç e cilëson ai, nxitjes kundër popullit hebre, duke i bërë thirrje klubit FC Barcelona të mbajë një qëndrim zyrtar.

“Si Ministër i Mbrojtjes i Izraelit, nuk do të qëndroj i heshtur përballë nxitjes kundër Izraelit dhe popullit hebre”, deklaroi Katz.

Ai gjithashtu kërkoi që klubi katalanas të distancohet qartë nga çdo deklaratë apo veprim që mund të interpretohet si mbështetje për nxitje të urrejtjes apo dhunës.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA