Një grua ka vdekur pas një aksidenti pasditen e djeshme, në Autostradën “Arbër Xhaferi”, aksi Bibaj-Ferizaj.
“Autostrada Arbër Xhaferi-Bibaj, Ferizaj 09.07.2023-17:40. Një automjet transportues (kamion) dhe një veturë me targa vendore, me drejtues meshkuj kosovar janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident ka ndërruar jetë një person femër kosovare (pasagjere në veturë) si dhe lëndime trupore kanë pësuar disa tjerë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia njoftoi se të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësorë në QKUK, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion.
Po ashtu bëhet e ditur se drejtuesi i automjetit transportues është dërguar në mbajtje.