7.4 C
Pristina
Thursday, April 30, 2026

Gramos Hashani që deri tash ishte ushtrues detyre, zgjedhet si kryeshef i KEK-ut

Gramos Hashani është zgjedhur kryeshef Ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Kështu ka njoftuar KEK, duke thënë se “procesi i përzgjedhjes është zhvilluar në përputhje të plotë me Ligjin për Ndërmarrjet Publike dhe ka përfshirë vlerësimin dhe intervistimin e të gjithë kandidatëve që kanë përmbushur kriteret e përcaktuara në konkursin publik”.

KEK ka treguar edhe biografinë e e Gramos Hashanit:

Gramos Hashani ishte ushtrues dtyre i kryeshefit, ai ishte emëruar në këtë pozitë më 28 shkurt të vitit 2025.

Njoftimi i plotë:

Gramos Hashani zgjidhet Kryeshef Ekzekutiv i KEK sh.a.

Prishtinë, 30.04.2026 – Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a. njofton se, pas përfundimit të një procesi të hapur, transparent dhe konkurrues, ka përzgjedhur z. Gramos Hashani për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Procesi i përzgjedhjes është zhvilluar në përputhje të plotë me Ligjin për Ndërmarrjet Publike dhe ka përfshirë vlerësimin dhe intervistimin e të gjithë kandidatëve që kanë përmbushur kriteret e përcaktuara në konkursin publik.

Z. Hashani është i diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ndërsa studimet master i ka përfunduar në Universitetin e Incarnate Ëord në San Antonio, Texas, SHBA. Ai është Kontabilist i Çertifikuar dhe Auditor i Brendshëm i Çertifikuar nga Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (SCAAK), si dhe anëtar i Shoqatës së Kontabilistëve të Çertifikuar (ACCA), Londër, Mbretëria e Bashkuar.

Z. Hashani posedon ekspertizë të theksuar në menaxhimin strategjik financiar, qeverisjen korporative, investimet në tranzicionin energjetik dhe zbatimin e standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit (IFRS dhe US GAAP). Përvoja e tij profesionale përfshin sektorin e energjisë dhe atë financiar, si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ashtu edhe në Kosovë, ku ka ushtruar pozita të larta në kompani ndërkombëtare dhe vendase.

Bordi i Drejtorëve i KEK sh.a. i uron z. Gramos Hashani suksese në detyrën e re, duke shprehur besimin e plotë se, nën udhëheqjen e tij, Korporata do të vazhdojë të forcojë performancën dhe të avancojë zhvillimin e saj strategjik në interes të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Me respekt,

Departamenti pr Marrdhnie me Publikun dhe Komunitete

KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVES

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA