7.4 C
Pristina
Thursday, April 30, 2026

KQZ nesër mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja

Kosova do t’i mbajë zgjedhjet parlamentare për herë të tretë në më pak se një vit e gjysmë. U.D presidentja e vendit, njëherësh edhe kryetare e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka caktuar 7 qershorin si datë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Nesër, KQZ pritet të për të marrë vendimet e para me qëllim të organizimit të këtyre zgjedhjeve.

Këtë informacion e konfirmoi për Gazetën Express, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Pas shpalljes të datës 7 qershor 2026 për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, mund t’iu konfirmoj se gjatë ditës së nesërme (e premte, 1 maj 2026), KQZ do të mbajë mbledhje për të marrë vendimet e para me qëllim të organizimit të këtyre zgjedhjeve”, tha Elezi për Gazetën Express.

Lidhur me zgjedhjet e reja, Elezi tha se “meqenëse këto janë zgjedhje të parakohshme, organizimi i tyre bëhet me afate të shkurtëra kohore dhe një nga vendimet e para të KQZ-së për këtë proces zgjedhor do të jetë shkurtimi i afateve kohore të aktiviteteve zgjedhore apo përshtatja e tyre sipas nevojës dhe në pajtim me rrathanat. Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme ia jep të drejtën KQZ-së që afatet kohore të aktiviteteve zgjedhore të përshtaten me ditët në dispozicion të KQZ-së për organizimin e këtyre zgjedhjeve”.

Tutje, ai shtoi se “me planin e aktiviteteve, KQZ rregullon çështjet mbi të cilat ndërtohet i gjithë procesi zgjedhor dhe që kanë të bëjnë me votuesit, subjektet politike dhe vëzhguesit. Pra, këtu përcaktohen afati për partitë politike për të formuar koalicione dhe deklaruar mospjesëmarrjen në zgjedhje; afatin për subjektet politike për t’u certifikuar e për të dorëzuar listën e kanidatëve për deputetë; dhe periudhën e fushatës zgjedhore. Po ashtu, me anë të këtij plani, KQZ cakton edhe kohën për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, votimin përmes postës dhe në përfaqësi diplomatike, si dhe regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta. Pjesë e këtij plani është edhe vendosja e afateve për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave”.

Ai tha se KQZ do të miratojë edhe planifikimin e buxhetit të nevojshëm për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

“Viti 2026 nuk është një vit zgjedhor dhe kjo do të thotë se në buxhetin vjetor të KQZ-së të ndarë me ligjin e buxhetit, nuk ka mjete të planifikuara për zgjedhje të parakohshme. Në rrethana të tilla, ashtu siç është vepruar në të kaluarën, KQZ i drejtohet Qeverisë së Kosovës me kërkesë për mjetet që janë të nevojshme për mbulimin e shpenzimeve”, përfundoi Elezi.

Sipas asaj që është thënë publikisht, zgjedhjet e reja pritet t’i kushtojnë Kosovës 10 milionë euro.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA