22.6 C
Pristina
Tuesday, April 28, 2026

Driton Kuka nderohet me “Pllakën e Artë” nga Akademia Sportive e Malit të Zi

Trajneri i njohur i xhudos, Driton Kuka, është vlerësuar me mirënjohjen më të lartë nga Akademia Sportive e Malit të Zi gjatë Konferencës së 24-të Ndërkombëtare, e mbajtur në Budva.

Kuka u nderua me çmimin “Pllaka e Artë” për rezultatet e tij të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare. Në arritjet e tij përfshihen mbi 30 medalje botërore dhe evropiane, si dhe tri medalje të arta olimpike të fituara nga sportistët që ai drejton.

Ky çmim, i cili më herët i është ndarë edhe trajnerit kroat Zlatko Dalić, e rendit Kukën ndër emrat më të spikatur të trajningut sportiv në nivel botëror.

Për suksesin e tij ka reaguar edhe Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i SportitPrishtina, i cili e cilësoi Kukën si një shembull frymëzues të ekselencës dhe suksesit në sport. Ky institucion shprehu gjithashtu gatishmëri për bashkëpunim më të ngushtë me Federatën e Xhudos, veçanërisht në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.

Për shkak të angazhimeve në Kampionatin Evropian, ku sportistët e tij fituan sërish medalje të arta, Kuka nuk ishte i pranishëm në ceremoninë në Budvë. Çmimi pritet t’i dorëzohet në një ceremoni të ardhshme që do të mbahet në Podgoricë.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA