20.6 C
Pristina
Saturday, April 25, 2026

Bayern Munich realizon një përmbysje spektakolare ndaj Mainz, nga 3-0 në 3-4

Bayern Munich ka regjistruar një triumf të jashtëzakonshëm në udhëtim te Mainz 05. “Bavarezët” dhuruan spektakël për të bërë një përmbysje të rrallë nga 3-0 në 3-4.

Vincente Kompany fillimisht vendosi t’i pushojë lojtarët kryesorë, duke vendosur vetëm tre nga formacioni i zakonshëm, me shumë të rinj – kështu që Mainz ishte shumë më dominues.

Kohr pas asistimit të Sanos e zhbllokoi epërsinë (15’), ndërsa Nebel e dyfishoi rezultatin (29’). Krejt në fund të pjesës së parë, Becker përfitoi nga një top në vijë të rrjetës për ta dërguar rezultatin në 3-0 (45+2’).

Megjithatë, me inkuadrimin e dyshes Harry Kane dhe Michael Olise, Bayerni shfaqi një fytyrë tjetër. Fillimisht, Nikolas Jackson shënoi nga afërsia për ta ngushtuar epërsinë (53’). Olise, me një eurogol nga distanca, u përkujdes për golin e dytë (73’), ndërsa brenda vetëm tre minutave, dyshja Jamal Musiala dhe Harry Kane realizuan për përmbysjen e madhe (80’, 83’).

Bayerni kështu shkon në kuotën e 82 pikëve, ndërsa Mainz renditet në pozitën e 10-të me 34 pikë.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA