Për herë të tretë radhazi, Italia dështoi të kualifikohej në Botëror, një përfundim shumë i hidhur që e detyron të ndryshojë totalisht filozofinë e futbollit. Në pritje të zgjedhjeve për president të Federatës, tifozët “azzurri” kanë nisur të ëndërrojnë për gjëra të mëdha, pas një lajmi të publikuar nga mediat spanjolle që shkruanin për mundësinë që Pep Guardiola të ulet në stolin e Italisë pas përfundimit të këtij sezoni.
Pavarësisht se Guardiola është në kontratë me Manchester City deri në vitin 2027, pritet që ai të largohet në fund të këtij sezoni.
Vetë tekniku spanjoll, i pyetur mbi këtë opsion për të marrë drejtimin e Italisë, la gjithçka të hapur: “Unë jetoj momentin, mendoj vetëm ndeshje pas ndeshjeje, nuk shoh kaq larg”, u shpreh Guardiola.
Megjithatë mbetet të shihet se nëse Guardiola do ta marrë drejtimin e Italisë pas botërorit,apo do të mbetet edhe për një sezon në krye të Manchester City-it.
Kujtojmë që Gennaro Gattuso dha dorëheqje nga posti i përzgjedhjes së Kombëtares italiane pas dështimit për tu kualifkuar në botëror,teksa për momentin drejtimin e azzurëve e mori trajneri i U21 Silvio Baldini.






