Nën përkujdesjen e Ushtrueses së Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, janë organizuar homazhe përkujtimore dhe është hapur Libri i Zisë në nderim të jetës dhe veprës së akademikut Rexhep Qosja.
E, para që u shkrua në Librin e Zisë është ushtruesja e detyrës së presidentes, njëherit kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.
Homazhet do të mbahen deri në orën 16:00, ndërsa dita e sotme (24 prill) në Kosovë është shpallur ditë zie në nderim të tij.
Akademiku, shkrimtari dhe kritiku letrar shqiptar, Rexhep Qosja, ka vdekur të enjten në moshën 90-vjeçare, ka njoftuar familja e tij.
Nipi i tij, Valjet Rexhepi, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se Qosja është varrosur të enjten në një ceremoni private familjare.
“Me dëshirë të të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja. Familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale. Lusim që privatësia jonë të respektohet dhe të na mundësohet të mbajmë zi në qetësi!”, ka shkruar Rexhepi./EO/






