Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës ndaj grave në komuna të ndryshme, ku të dyshuarit janë arrestuar për kanosje, sulme fizike dhe ofendime ndaj anëtarëve të familjes.
Rastet janë regjistruar në Podujevë, Fushë Kosovë, Pejë, Rahovec dhe Mitrovicë, ku në disa prej tyre viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.
Në raste të caktuara, viktimave u është ofruar edhe strehim dhe mbrojtje institucionale.
Nga gjashtë raste të dhunës, katër persona janë arrestuar, derisa në dy rastë, pas arrestimit të dyshuarit janë liruar me procedurë të rregullt.
“Podujevë/ 23.04.2026 – 11:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kanosur viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton PK.
“Fushë Kosovë/ 23.04.2026 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton PK.
“Fushë Kosovë/23.04.2026-13:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se e kishte ofenduar viktimën femër kosovare si dhe më datën e lartcekur e kishte kanosur dhe sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është dërguar në strehimore. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.
“Pejë/ 23.04.2026 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.
“Rahovec / 23.04.2026-20:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi i njëjti në gjendje të dehur dyshohet se ka fyer, ofenduar dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Në konsultim me prokurorin, njësitet policore kanë bastisur edhe shtëpinë e të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton PK.
“Mitrovicë / 23.04.2026-22:49. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi i njëjti në gjendje të dehur është fjalosur me viktimën femër kosovare dhe dyshohet se ka dëmtuar gjësende në shtëpi. Viktima pasi është intervistuar është kthyer në shtëpi, ndërsa ka refuzuar masa mbrojtëse apo strehim. I dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.






