Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka nënshkruar sot Udhëzimi Administrativ për Bordin e Mitrovicës.
“Sot kam nënshkruar Udhëzimin Administrativ që rregullon organizimin dhe funksionimin e Bordit të Mitrovicës.
Ky bord po vazhdon të luajë rol të rëndësishëm në bashkëpunimin ndërmjet dy komunave dhe në realizimin e projekteve të përbashkëta që përmirësojnë jetën e qytetarëve.
Me këtë Udhëzim Administrativ:
Sigurojmë qëndrueshmëri në menaxhimin e projekteve të përbashkëta;
Fuqizojmë koordinimin mes nivelit qendror dhe dy komunave;
Hapim rrugë për investime të reja që përmirësojnë infrastrukturën dhe jetën sociale
Si ministri do të vazhdojmë ta mbështesim këtë proces për një bashkëpunim më efikas dhe zhvillim të qëndrueshëm në Mitrovicë”, shkruan Krasniqi në njoftim.






