Ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, ka komentuar situatën politike në Kosovës, duke bërë apel tek liderët politikë për kompromis rreth çështjes së presidentit.
Bosch, ka thënë edhe se, zgjedhjet e reja nuk do ta përmirësojnë situatën, pasi që, siç ka deklaruar ai, situata do të jetë ngjashme me atë që është tani.
Ish-ambasadori, ka bërë thirrje që ‘’për të mirën e vendit’’ të arrihet kompromis.
“Do të ishte keq që Kosova të mos mund të zgjedhë president dhe zgjedhjet e reja nuk do ta përmirësojnë pasi situata do të jetë simulare sikur tani nëse partitë përsëri nuk janë të gatshme të lëvizin. Për të mirën e vendit: kompromis!”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë kohë deri më 28 prill që ta zgjedhin presidentin e ri të shtetit, në rast të kundërt vendi do të shkojë në zgjedhje. Partitë politike në vend deri më tani nuk kanë arritur kompromis në lidhje me këtë çështje.







