12.5 C
Pristina
Thursday, April 23, 2026

I dërguari i Donald Trump:Irani të zëvendësohet nga Italia në botëror

Kombëtarja e Italisë mund të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026 në vend të Kombëtares së Iranit.

Sic raporton Financial Times i dërguari special i presidentit të SHBA-së Donald Trump Paolo Zampolli ka bërë kërkesë FIFA-së që ta përjashtojë Iranin,dhe në vend të saj të merrë pjesë kampioni i katërfisht i botës dhe sipas tij ka mjaft arsye për ta bërë këtë.

“Konfirmoj se u kam sugjeruar Trumpit dhe Infantinos që Italia të zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës. Unë jam me origjinë nga Italia dhe do të ishte një ëndërr të shihja Azzurrët në turneun në SHBA. Me katër tituj, ata kanë prejardhjen për të justifikuar përfshirjen e tyre”, tha Zampolli.

Përndryshe kjo lëvizje shihet si një përpjekje për të zbutur marrëdhëniet mes presidentit amerikan Donald Trump dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni,ku kohëve të fundit ka pasur akuza nga presidenti amerikan Trump në drejtim të qeverisë italiane lidhur me moslejimin e avionëve ushtarakë amerikanë, të përfshirë në bombardimin e Iranit, të përdorin bazën amerikane në Sicili për t’u furnizuar me karburant.

Në anën tjetër Irani është i gatshëm që të luaj në botërorin e këtij viti,edhe pse ka kërcënuar se do të tërhiqej për shkaqe sigurie dhe se pas sulmeve ajrore amerikane dhe izraelite që vranë udhëheqësin iranian dhe një numër zyrtarësh të lartë dhe qytetarësh,ndërkohë që kishte kërkuar që ndeshjet kombtarja iraniane t’i luante në Meksikë por që kjo kërkesë u hodh poshtë nga FIFA.

Kujtojmë që Italia nuk arriti që të kualifikohej në botëror,kjo pasi humbi në play-off nga Bosnja e Hercegovina pas ekzekutimit të penalltive.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA