Lëvizjet e shumta në pankinë vazhdojnë të jenë një tipar dallues për Chelsea FC, i cili në një dekadë ka ndërruar plot 10 trajnerë të ndryshëm, pa përfshirë emërimet e përkohshme.
Që nga viti 2016, klubi londinez ka kaluar nëpër një rotacion të vazhdueshëm teknik, duke nisur me Guus Hiddink, e më pas me emra të mëdhenj si Antonio Conte dhe Maurizio Sarri.
Në këtë listë nuk mungojnë as trajnerë që sollën trofe, si Thomas Tuchel, por as eksperimente që nuk rezultuan të suksesshme, si Graham Potter dhe Mauricio Pochettino. Më pas drejtimin e mori Enzo Maresca, ndërsa i fundit në këtë seri ishte Liam Rosenior.
Megjithatë, situata ka marrë një tjetër kthesë të papritur, vetëm dje, Liam Rosenior u shkarkua nga detyra, duke e lënë aktualisht Chelsean pa trajner të përhershëm.
Ky zhvillim vetëm sa thekson krizën e vazhdimësisë në klub, i cili pavarësisht investimeve të mëdha dhe ambicieve të larta, ende nuk ka arritur të gjejë stabilitet në pankinë. Tani mbetet për t’u parë se kush do të jetë emri i radhës që do të marrë drejtimin e skuadrës në një moment delikat për “Blutë”.






