Merkato e Interit ende sillet rreth të ardhmes së André Onanës. Portieri kamerunas ka zgjuar interesimin e madh të Manchester United.
Skuadra angleze sipas mediave në Itali ka paraqitur ofertën prej 50 milionë eurove, por që Interi po i kërkon 60 milionë.
Në mëngjesin e sotëm portieri i lindur në vitin 1996 ka bërë një reagim në instagram ku ka dhënë shenja lamtumire, përcjellë KosovaPress.
“Çdo jetë ka një histori dhe çdo histori ka një fund… kurrë mos u tall me askënd”, ka shkruar ai.
Ndërkohë, për të ardhmen e Onanas ka folur të mërkurën drejtori sportiv i Interit i cili ka thënë se deri më tani ofertat për kamerunasin nuk kanë qenë në nivelin që ata presin.