7.5 C
Pristina
Tuesday, April 21, 2026

Çka tha gjyqtarja Dermaku gjatë dënimit të Murselit, Plavës e Kokallës për vrasjen e Liridona Ademajt

Gjyqtarja Fatime Dermaku, e ka shpallur fajtor Naim Murselit, Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt.

“I akuzuari Naim Murseli, është fajtor për veprën penale në bashkëkryerje për vrasje e rende, Granit Plava është fajtor për veprën penale të kryer në bashkë kryerje për vrasje të rëndë, i akuzuari Granit Plava është fajtor për veprën penale për mbajtjen në pronësi të armeve. I akuzuari kushtrim kokalla është fajtor për veprën penale ndihme në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë. Për të akuzuarin Kushtrim Kokalla për shkak se prokurori është tërhequr nga aktakuza gjykata… andaj gjykata të akuzuarit i gjykon, Naimi Murseli dhe Granit Plava me burgim të përjetshëm, kurse Kushtrim Kokalla dënohet me burgim me 30 vjetë”, ka thënë ajo.

Në fjalën përfundimtare, prokurorja e rastit, Javorka Përlinçeviq ka kërkuar burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit për vrasjen e të ndjerës Liridona Ademaj.  Sipas saj kjo vrasje ishte e planifikuar.

Ndërsa, burgim të përjetshëm për Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën kërkoi edhe vëllai i të ndjerës, Liridonës, Leonard Ademaj. Ndërsa, kërkesë të njëjtë pati edhe avokati i familjes Ademaj, Leutrim Syla.

Mbrojtësit e të akuzuarve në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt kanë paraqitur qëndrimet e tyre përfundimtare para gjykatës, duke kërkuar vendime të drejta dhe të bazuara në prova.

Mbrëmjen e 29 nëntorit të 2023-ës, Liridona Ademaj u vra në një rrugë në fshatin Bërnicë të Prishtinës, teksa ishte në veturë bashkë me bashkëshortin Naim Murselin dhe dy fëmijët e tyre.

Sipas aktakuzës Naim Murseli e planifikoi vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj me qëllim që të përfitonte nga sigurimi i saj jetësor në Suedi, në vlerë prej rreth 260 mijë eurosh.

Aktakuza thotë se Kushtrim Kokalla e kishte njoftuar Naim Murselin me  Granit Plavën, i cili akuzohet si dorasi.

Sipas Prokurorisë, ai kishte kryer vrasjen në këmbim të 30 mijë eurove nga Murseli.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA