PriBank Sh.A. ka njoftuar se Mbledhja e Përgjithshme e Aksionarëve do të mbahet më 27 prill 2026, ditë e hënë, duke filluar nga ora 17:00.
Sipas njoftimit zyrtar, mbledhja do të zhvillohet në lokalet e Zyrës Qendrore të PriBank në lagjen Kalabria në Prishtinë.
Njoftimi i plotë:
Njoftohen të gjithë Aksionarët e PriBank Sh.A. se sipas kërkesave të ligjit nr.04/L-093 për bankat institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare, nenit 24, dhe statutit të PriBank, Mbledhja e Përgjithshme e Aksionarëve, do të mbahet më datë 27 Prill 2026, ditë e Hënë, prej orës 17:00. Mbledhja do të mbahet në lokalet e Zyrës Qendrore të PriBank në lagjen Kalabria në Prishtinë.
Në këtë mbledhje propozohet ky:
REND DITE
1. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të punës së Bordit të Drejtorëve për vitin 2025
2. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit vjetor të PriBank për vitin 2025
3. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të Auditorit të Pavarur për vitin 2025
4. Shqyrtimi dhe miratimi i Buxhetit dhe Planit Strategjik për 2026-2028
5. Zgjedhja e Auditorit të Pavarur për auditimin e pasqyrave financiare të PriBank për vitin 2026
6. Kërkesa për ndryshime në statut të PriBank
7. Të ndryshme
Bordi i Drejtorëve
PriBank






