Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, konkretisht në komunën e Cormons, në Itali.
Si pasojë e këtij aksidenti, një person ka vdekur derisa një tjetër është lënduar rëndë, shkruan Euronews Albania transmeton Klankosova.tv.
Ngjarja ka ndodhur mesditen e së mërkurës në rrugën Variante 306, në zonën e Mariano del Friuli.
Siç raportohet, një furgon frigorifer, i cili po lëvizte nga Gradisca d’Isonzo drejt Cormons është përplasur ballë për ballë me një kamion të ngarkuar me zhavorr.
Përplasja ka qenë shumë e fortë, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të drejtuesit të furgonit, një 48-vjeçar, i cili nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të rënda të marra në aksident.
Ndërkohë, drejtuesi i kamionit, shtetas shqiptar, ka mbetur i lënduar rëndë.
Pas dhënies së ndihmës së parë në vendngjarje, ai është transportuar me helikopter drejt Spitalit Cattinara, ku ndodhet në gjendje kritike, shkruan Euronews Albania.






