17 C
Pristina
Monday, April 6, 2026

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Nuk kemi lëvizje të re, do të ketë takime tjera

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka thënë të hënën se nuk është arritur ndonjë marrëveshje me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti lidhur me çështjen e presidentit të vendit, por që takimet po vazhdojnë dhe se palët po përpiqen të arrijnë deri te një zgjidhje.

“Po provojmë të gjejmë zgjidhje të përbashkët, konsensuale, me takime. Kjo është rruga që duhet ndjekur përpara. Do ta ndjekim këtë rrugë sa herë që mundemi për t’i shmangur zgjedhjet”, ka thënë ai pas një takimi pothuajse dyorësh me Kurtin në ambientet e Kuvendit.

Takimi është zhvilluar pas përfundimit të mandatit presidencial të Vjosa Osmanit më 4 prill. Të njëjtën ditë, pozitën e ushtrueses së detyrës e ka marrë Albulena Haxhiu, kryetare e Kuvendit, ashtu siç parashihet me Kushtetutë.

Ka muaj që partitë kryesore nuk arrijnë pajtueshmëri për këtë çështje.

Partia e Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) i ka fituar bindshëm zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit dhe gëzon 57 ulëse në Kuvend, por ato janë të pamjaftueshme për zgjedhjen e presidentit, meqë për të finalizuar këtë proces nevojiten të paktën 80 vota./REL

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA