8.3 C
Pristina
Friday, April 3, 2026

Tahiri për rritjen e çmimeve të naftës: Qeveria me përgjegjësi joserioze, qytetarët po mbajnë barrën e krizës

Shefi i grupit parlamentar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri në seancën e jashtëzakonshme derisa foli për çmimet e derivateve, tha se qeveria ka pasur përgjegjësi joserioze.

Tahiri tha se qeveria në raste krizash fillon viktimizimin.

“Sot jemi në këtë seancë që është bukur me një temë të rëndësishme, të cilën e kemi ngritur ne si opozitë, ndërsa rezolutën e ka propozuar Lidhja Demokratike e Kosovës. Në fakt nuk po flasim vetëm për çmimin e naftës. Qoftë se e lexojmë me kujdes temën e kësaj seance, këtu flasim për çmimin e naftës, flasim për reagimin e qeverisë ndaj një krize dhe mbi të gjitha për barrën e madhe që qytetarëve të Kosovës i ka ra nga një krizë dhe nga një ngritje bukur serioze, jo vetëm të çmimeve të naftës e të energjisë, mirëpo të të gjitha produkteve bazë që i japin kuptim jetës së secilës familje në Republikën e Kosovës.

Pra sot nuk po flasim vetëm për rritjen e çmimit të naftës. Sot, ndërsa ne po përballemi me një sfidë globale, realisht në këtë kuvend po e rikthejmë një problem serioz të brendshëm, që lidhet drejtpërdrejt me kulturën e një papërgjegjësie serioze të kësaj qeverie. Pse? Për vite me radhë kemi parë se sa herë që ky vend përballet me kriza, kjo qeveri në vend se të ofrojë zgjidhje, të ulet, të diskutojmë brenda mundësitë reale, kërkon mundësi diqysh me kriju njëfarë përfitimi, me u viktimizu brenda kabinetit të vet“, u shpreh Tahiri.

Tahiri tha se kriza me të cilën po përballet Kosova është barrë për qytetarët.

“Duhet me thanë hapur se krizën të cilën sot e kemi në Kosovë, kjo krizë është barra më e madhe për qytetarët e Kosovës dhe se kjo krizë, në njëfarë forme, u kthye në një mundësi prapë të lojës së numrave, gjëja se për zhvillim ekonomik. Pse po e them këtë? Po trajtoj pak reagimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, unë përfaqësoj këtë subjekt politik, dhe tetë ditë më parë, me datën 23 mars, i kam dërguar një letër ministres përgjegjëse, zonjës Kusari-Lila, dhe ministrit të Financave, duke i elaboruar katër masa që janë bukur të rëndësishme mendoj dhe që janë reale dhe që nuk e prekin në esencë atë që po thuhet se dëmtohet shteti i Kosovës, aspekti i të hyrave. Kosova e ka akcizën 35 cent. Sot, çështja më e vogël që kisha pritë, reagimi më i vogël që kisha pritë prej kësaj qeverie, prej këtij kryeministri, është me ardhë me një amandament, qysh po kërkojnë me bë përjashtim për ligje të caktuara, me bë përjashtim dhe me votu një amandament ku akcizën e zvogëlojmë, ose e largojmë tërësisht, këtë kishim mujtë me e diskutu derisa kriza të përballet“, tha Tahiri.

Ai gjithashtu shpjegoi se pse duhet ulur TVSH-në.

“Çështja e dytë lidhet me aspektin e dytë që ne kemi trajtuar në kërkesën tonë, në letrën drejtuar qeverisë, është me TVSH-në. Të nderuar qytetarë të Kosovës, për një litër naftë, qeveria e Kosovës i merr 18%. Në planifikimin buxhetor të këtij viti, për shkak të rritjes së çmimit, edhe në qoftë se ish zvogëlua për 50% TVSH-ja për naftë, prapë të hyrat do të ishin qysh janë planifiku, për shkak se u rrit çmimi. A po e kuptoni se asnjë efekt nuk do të kishte në buxhetin e Kosovës zvogëlimi për 50% për shkak se është rritë çmimi i naftës, dhe ai çmim po e bën që shteti është duke i marrë diku rreth 65 cent për litër“, thotë ai.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA