Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se mos pagesa e kujdestarive për profesionistët shëndetësorë ka ndodhur për shkak të mos votimit të buxhetit të këtij viti me kohë, megjithatë tha se në muajt në vijim në mënyrë retroaktive do të paguhen të gjitha ato mjete që u kanë mbetur borxh atyre.
Këto komente i pari i Shëndetësisë i bëri në konferencën për medie pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovë ku u miratua projektligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
“Në muajt në vijim në mënyrë retroaktive do të paguhen edhe të gjitha ato që iu kemi mbetur borxh por pa fajin tonë edhe gjatë këtyre muajve të fillimvitit”, tha ai.
Për mos ekzekutimin e pagës së 13-të për specializantët të cilët kontratën e kanë pasur deri në janar të këtij viti, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se nuk ka informacione për momentin.
Ndërsa, kur u pyet se kur mund të ketë sigurime shëndetësore të aplikueshme, Vitia deklaroi se nuk bëjnë premtime boshe, por që deri në korrik të këtij viti të gjitha institucionet shëndetësore do të pajisen me infrastrukturën e Sistemit Informativ Shëndetësor, si parakusht për funksionalizim të Fondit për Sigurime Shëndetësore.
Mos i humb
Një veturë e FSK-së përfshihet në një aksident trafiku në kryeqytet (Foto)
“Ndryshoi jetën time”, ushtari i KFOR-it kujton momentin e hyrjes në Kosovë 25 vjet më parë
“I ke 30 minuta… Koha po kalon, kanë mbetur dhe 28 minuta”/ Kush është komandanti gjerman, që i dëboi nga Prizreni ushtarët serbë?
Shoferi i dehur gjobitet 2 herë, brenda pak minutash, për tejkalim shpejtësie
Hajdari: Roli i Avokatit të Popullit të mos involvohet në procedura gjyqësore
AKB: Rreth 40 për qind të bizneseve s’e përdorin arkën fiskale në mënyrën e duhur
1
2
Të fundit nga Lajme
13:02 / E Premte, 03 PrillBegolli thotë se është arritur një rekord i ri në Kadastrën e Prishtinës13:02 / E Premte, 03 PrillMurati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 për shkak të ngërçit politik, jo dështimeve të qeverisë12:55 / E Premte, 03 PrillTahiri për rritjen e çmimeve të naftës: Qeveria me përgjegjësi joserioze, qytetarët po mbajnë barrën e krizës12:52 / E Premte, 03 PrillHoti: Qeveria po vonon me masat për çmimet e larta të derivateve12:50 / E Premte, 03 PrillRritja e çmimeve, Kusari-Lila: Do të caktohet marzha e fitimit mbi të cilat nuk guxon të tregtohet12:39 / E Premte, 03 PrillLDK prezanton Rezolutën për uljen e çmimeve të karburanteve






