Këngëtarja e njohur shqiptare Elsa Lila ka ngjallur reagime me deklaratat e saj të fundit në një intervistë, ku foli hapur për raportet mes gjinive dhe qëndrimin e saj personal.
Ajo u shpreh se nuk e sheh veten si feministe, madje duke e cilësuar veten si “maskiliste”. Sipas saj, meshkujt tregojnë më shumë solidaritet dhe mbështetje ndaj njëri-tjetrit krahasuar me vajzat.
“Djemtë janë shumë më për njëri-tjetrin sesa vajzat”, u shpreh këngëtarja, duke shtuar se shpeshherë mungon uniteti dhe përkrahja mes grave.
Deklarata e saj ka hapur debat në rrjetet sociale, ku shumë përdorues kanë reaguar pro dhe kundër këtij qëndrimi, duke e cilësuar si një mendim të guximshëm, por edhe të diskutueshëm.
Intervista e Elsa Lilës vjen në një kohë kur temat mbi barazinë gjinore dhe raportet mes grave dhe burrave janë gjithnjë e më të pranishme në diskursin publik.






