15 C
Pristina
Wednesday, March 25, 2026

Titulli: Atmosferë “si në shtëpi”? Tifozët e Kosovës pushtojnë edhe sektorët vendas në Bratislavë

Zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Sllovakisë, Juraj Çurny, ka folur për atmosferën që pritet në stadiumin kombëtar të Bratislavës në prag të ndeshjes së rëndësishme mes Sllovakisë dhe Kosovës. Ai ka pranuar se tifozët kosovarë kanë arritur të shfrytëzojnë një boshllëk në sistemin e shitjes së biletave, duke siguruar qindra prej tyre edhe në sektorët e dedikuar për vendasit.

Ndeshja, që zhvillohet të enjten nga ora 20:45, është pjesë e gjysmëfinales së “play-off”-it për Kupën e Botës 2026 dhe pritet të sjellë një atmosferë elektrizuese në kryeqytetin sllovak.

“Duke qenë se biletat janë shitur të gjitha, nuk presim që tifozët mysafirë të kenë avantazh në tribuna,” ka deklaruar Çurny. “Megjithatë, e dimë që në mesin e mbajtësve të biletave në sektorët vendas ka disa qindra persona me mbiemra ballkanikë. Këta mund të jenë qytetarë me pasaporta të vendeve të BE-së, përfshirë edhe Sllovakinë.”

Pavarësisht kësaj, përvoja e mëparshme tregon se përkrahja për Kosovën në ndeshjet jashtë fushe ka qenë mbresëlënëse. Në përballjet e zhvilluara në Lubjanë, Goteborg dhe Bazel, tifozët kosovarë kanë krijuar atmosferë të zjarrtë, shpesh duke bërë që ekipi të ndihet si në shtëpi.

Stadiumi kombëtar i Bratislavës ka një kapacitet prej rreth 22,500 ulësesh, ndërsa sipas rregullave, të paktën 5 për qind e tyre janë të rezervuara për tifozët mysafirë.

Megjithatë, duke marrë parasysh praninë e madhe të diasporës shqiptare në Evropë, nuk përjashtohet mundësia që numri i tifozëve të Kosovës të jetë dukshëm më i madh se parashikimet zyrtare

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA