8.8 C
Pristina
Tuesday, March 17, 2026

Jordan festoi Oscar-in me një hamburger

Pasi mori statujën për aktorin më të mirë në Çmimet e Akademisë, Michael B. Jordan shkoi në një fast food menjëherë pas ceremonisë së Hollywood.

Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë aktorin duke shkuar tek banaku. Fillimisht vendosi statujën në tavolinë dhe më pas bëri porosinë.

I veshur ende me kostumin e ceremonisë, ylli i Hollivudit konsumoi ushqimin me çmimin e tij mbi tavolinë dhe buzëqeshi teksa firmoste kapelë letre për stafin.

Jordan është një nga disa yje, përfshirë Hilary Swank dhe Julia Roberts, që e kanë mbyllur natën e ndarjes së çmimeve Oscar me një hamburger.

Më herët gjatë natës, Jordan mbajti një fjalim emocionues, duke rrëfyer rrugën e vështirë drejt suksesit.
Ai shprehu mirënjohje ndaj nënës së tij, duke kujtuar sakrificat që ajo bëri gjatë ditëve të tij të para si aktor.

Klan News

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA