5.3 C
Pristina
Monday, March 16, 2026

Shqiptarja, Hana Orllati kalon edhe fazën e dueleve në “The Voice of Finland”

Shqiptarja, Hana Orllati, ka kaluar edhe fazën e dytë, atë të dueleve, në spektaklin e njohur “The Voice of Finland”.

Hana dhe kandidatja tjetër, Kreetta Sihvola, kanë interpretuar këngën “It’s All Coming Back To Me Now” të Celine Dion.

Performanca e këtij dueti mes Hanës dhe këngëtares finlandeze, Kreetta, është vlerësuar si një ndër më të mirat e kësaj faze në “The Voice of Finland”.

Mentorja e të dy kandidateve, Jenni Vartiainen, ka përzgjedhur Kreetta-n, ndërsa dy anëtarët e tjerë të jurisë, Elastinen dhe Sanni, kanë kërkuar që Hana të kalojë në ekipin e tyre. Mes këtyre dy anëtarëve, Hana ka zgjedhur reperin Elastinen.

Në fazën e dueleve, këngëtarja e re nga Kosova arriti të dëshmojë edhe një herë fuqinë e zërit dhe sigurinë e saj në skenë. Performanca u prit me reagime të shumta pozitive.

Kujtojmë se Hana rrugëtimin e saj në muzikë e ka nisur shumë herët. Që në moshën 10-vjeçare ajo kishte marrë pjesë në “The Voice Kids Albania”, ndërsa më pas ka performuar në shumë koncerte për fëmijë në Kosovë.

Me këngën “How Am I Supposed to Live Without You”, Hana Orllati arriti të kalojë me sukses fazën e parë të kësaj gare prestigjioze këndimi, duke dëshmuar se talenti i saj nuk njeh kufij.

Hana ka përfunduar shkollën e mesme të muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë.

Për Hanën, muzika është pasioni dhe frymëzimi më i madh. Ajo premton se së shpejti do të sjellë projekte të reja muzikore për publikun.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA