Inteligjenca është si një simfoni dhe lind nga koordinimi perfekt i trurit. Pra, jo vetëm etiketimi i zgjuarsisë, apo bashkësia e aftësive mendore për të kuptuar, nxënë, përpunuar informacionin dhe për të zgjidhur probleme duke u përshtatur me mjedisin dhe kushtet. Pra, sipas përkufizimit klasik, është një bashkësi e aftësive mendore, ku përfshihen ato logjike, të hapësirës e gjuhësore, sikurse edhe emocionale, pra inteligjenca emotive dhe sociale.
Por ajo që autorët e studimit theksojnë në punën e fundit kërkimore është se inteligjenca është mbi të gjitha bashkëpunimi në mënyrë të sinkronizuar i të gjitha zonave të trurit. Dhe nuk është e klasifikuar ngushtësisht me efikasitetin e zonave të veçanta. Teoria e re përkufizon inteligjencën si bashkëpunimi perfekt i zonave cerebrale, që funksionojnë si një orkestër që ekzekuton një simfoni.
Studimi është publikuar në revistën shkencore Nature Communications dhe është drejtuar nga Universiteti i Notre Dame. Autorët, pas analizimeve mbi 831 adultë, shprehen se truri është i modeluar si një rrjet, në të cilin sjellja është rrjedhojë e aftësive në nivel të plotë si efikasiteti, fleksibiliteti dhe integrimi, të cilat nuk janë të lidhura me detyra të veçanta, por janë karakteristika të sistemit në kompleksitetin e tij.
Sipas tyre, kjo hedh dritë dhe vë në dukje edhe diçka mbi inteligjencën artificiale: në fakt, shumë sisteme të IA mund të kryejnë mirë detyra specifike, por kanë vështirësi të aplikojnë atë që dinë në rrethana të ndryshme. Pra, inteligjenca njerëzore është e përcaktuar nga përshtatja, që reflekton organizimin unik të trurit njerëzor.






