Një person është arrestuar në Mitrovicë të Veriut, nën dyshimin për posedim të paautorizuar të narkotikëve, pasi gjatë një kontrolli policor i janë gjetur substanca të dyshuara narkotike.
Sipas policisë, gjatë kontrollit në rrugën “Kroi i Vitakut”, te i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar dy cigare të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë rreth 1.13 gramë.
Pas ndërmarrjes së veprimeve procedurale, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.






