Një rrahje mes disa personave ka ndodhur pasditen e së enjtes në fshatin Shtedim në Podujevë e ku disa prej tyre kanë pranuar edhe tretman mjekësor.
Për këtë janë arrestuar katër persona.
“Fsh. Shtedim, Podujevë 05.03.2026 – 17:30. Është raportuar një rrahje mes disa personave të dyshuar meshkuj kosovarë, si pasojë disa prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor. Janë arrestuar katër të dyshuar të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.






