Pesë persona janë rrahur mes vete në Prishtinë, e ku të njëjtit kanë përfunduar në prangat e Policisë.
Policia në raportin ditor ka njoftuar se deri te rrahja erdhi pas një mosmarrëveshje, e ku dy prej tyre edhe u lënduan e pranuan pastaj tretman mjekësor.
“Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë 06.03.2026 – 15:20. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dhe si pasojë e rrahjes, dy prej tyre kanë pësua lëndime trupore. Pas tretmanit mjekësor, pesë të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.






