Sot po zhvillohet një ditë intensive për procesin e zgjedhjes së presidentit në Kosovë, ndërsa Grupi Parlamentar i Lëvizja Vetëvendosje kanë filluar të mbledhje për çështjen e kandidaturave. Megjithatë, deputetët nuk zbuluan nëse do të propozojnë Andin Hoti për president.
Mefail Bajqinofci nuk dha asnjë koment lidhur me këtë. Po ashtu, as Arjeta Fejza e as Hysen Durmishi nuk konfirmuan nëse Hoti është në garë për postin e presidentit.
“Do ta shihni në njoftimet zyrtare, çdo gjë do të jetë publike,” tha Fejza, kur u pyet për kandidaturën e Hotit, duke shtuar: “Nuk e di.”
Edhe Hysen Durmishi nuk dha deklarata për këtë çështje.
Ndërsa Abdulla Klinaku u pyet nëse sot do të ketë seancë për zgjedhjen e presidentit dhe për kandidaturën e Andin Hotit. Ai tha:
“Unë e di, a do të ketë seancë, do ta shohim se çka do të flitet sot në mbledhje.”
Po ashtu, deputetja Fatmirë Kollqaku, gjatë hyrjes në mbledhje, tha:
“Do ta shpallim se çka do të ndodhë dhe në kohën e duhur do t’i emërtojmë të gjitha informacionet.”






